Kongresi, delegatët miratojnë propozimin për vazhdimin e zhvillimit të gjelbër

2017-10-24 09:37:02 CRI Komenti juaj Printoni

Delegatët e Kongresit të 19-të kanë miratuar projekt propozimin për 'ndërtimin e një Kine të gjelbër dhe të bukur'.

Ky projekt u prezantua së pari në raportin që mbajti sekretari i përgjithshëm Xi Jinping, në hapje të Kongresit.

Zhang Zhaomin, sekretari i partisë i Zonës së Përgjithshme Pilot të Zhvillimit Pingtan, të provincës Fujian, thotë se në ishull jam mbjellë çdo vit mbi 10 milionë pemë, një masë e cila ka ndihmuar për ndalimin e stuhive.

"Në raportin e tij para Kongresit sekretari i përgjithshëm tha se modernizimi është një proces i cili u lejon njerëzve të bashkekzistojnë me natyrën dhe kjo është gjëja që më ka mahnitur më shumë. Këtë duhet të kenë parasysh 1.3 miliardë njerëz kur hartojnë plane e ligje për zhvillimin shoqëror."

Një park ujor i qytetit Nanning, në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang, është gjithashtu dëshmitar i përpjekjeve të Kinës për të nxitur zhvillimin e gjelbër.

Wang Shuangfei, një ekspert i mbrojtjes së mjedisit në Universitetin e Guangxi-së, thotë se qasja e presidentit për të nxitur zhvillimin e gjelbër është frymëzuese.

"Është vërtet frymëzuese të dëgjosh se vendi yt është bërë një kontribuues i madh dhe udhëheqës i bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e çështjeve të klimës dhe për ndërtimin e një civilizimi ekologjik. Këto fjalë janë vërtet frymëzuese për ekspertët e mjedisit."

Parku ujor është kryer në një pikë tërheqëse turistike si dhe është pjesë e planit për ta kryer Nanning-un në një qytet "sfungjer" si një zgjidhje për përmbytjet në zonat urbane. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore