Reforma ushtarake e Kinës krijon kornizën e bashkëpunimit ndërkombëtar

2017-10-23 11:22:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka ndërmarrë vitet e fundit një reformë të thellë në radhët e ushtrisë e cila tani së fundi po bëhet e dukshme edhe në komunitetin ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e ushtrisë të ardhur në Kongresin e 19-të thonë se reforma ka krijuar hap pas hapi një kornizë të re e bashkëpunimi të gjithanshëm ndërkombëtar.

Delegatët e Kongresit thonë se si ushtarakë, ata do të vazhdojnë shtimin e aftësive për t'i siguruar botës më shumë siguri publike.

"Faleminderit Kinës, faleminderit Marinës së Kinës. Kur fëmija im të rritet, unë do t'i them me patjetër se ai erdhi në këtë botë falë ndihmës së Kinës."

Këto janë fjalët e një nëne nga Sierra Leone. Në shtator të vitit të kaluar ajo u transferua me urgjencë në anijen spital të forcave detare të Kinës e cila po ofronte shërbime shëndetësore në brigjet e Sierra Leones.

Pas trajtimit të suksesshëm të mjekëve ushtarakë kinezë, fëmija lindi i shëndetshëm dhe prindërit e quajtën Paqe.

Në pesë vitet e kaluar, "rrethi i miqve" i Kinës është zgjeruar për shkak të shërbimeve të kryera ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i Komisionit Qendror Ushtarak dhe delegati i Kongresit të 19-të, oficer Liu Fang, thekson se tani është krijuar një kornizë e plotë e re e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kinës.

"Ne po përmbushim me seriozitet detyrimet si një fuqi e madhe dhe po marrim përgjegjësinë që na takon si mbështetës aktivë dhe pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër, jemi të përkushtuar që të marrim pjesë në operacionet e ndihmës dhe të kërkim shpëtimit pas katastrofave natyrore, siç bëmë me operacionet e kërkimit të avionit të MH370, pas tajfunit në Filipine apo pas tërmetit shkatërrues në Nepal. Gjithashtu ushtria kineze ka marrë pjesë në shoqërimin e mbi 6300 anijeve kineze dhe të huaja në ujërat ndërkombëtare."

Në fakt, ushtria e Kinës ka treguar se mund të realizojë detyrat si një vend i madh dhe kjo vjen edhe për shkak të rritjes së kapaciteteve të saj.

Në 5 vitet e kaluar, reforma e zhvilluar në Forcat e Armatosura ka pasur sukses historik. Ushtria ka hedhur hapa të mëdha në rrugën e forcimit me karakteristika kineze. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore