Kinë, papunësi urbane në nivel të ulët

2017-10-23 09:55:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur që Kina ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm të punësimit në 5 vitet e fundit.

Me rastin e zhvillimit të Kongresit të 19-të të PKK-së, drejtori i kësaj ministrie Yin Weimin thotë se në bazë të të dhënave të regjistruara nga sondazhet, papunësia urbane është ruajtur në një nivel të ulët.

Sipas tij, kjo është një arritje e vështirë, sidomos në një periudhë kur ritmi ekonomik po ngadalësohet dhe po reformohet me më pak krahë pune.

Në fund të muajit shtator, papunësia e regjistruar në qytetet e vendit ishte 3.95%, që është më i ulët në vitet e fundit.

Ndërkohë, niveli i papunësisë, sipas sondazhit, ishte 4.83% në muajin shtator, më i ulti pas vitit 2012. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore