2017-10-23 18:48:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dielën në mbrëmje dhe të hënën paradite Presidiumi i Kongresit të 19-të të PKK-së zhvilloi përkatësisht mbledhjen e vet të tretë dhe atë të katërt, në të cilat u miratua lista e kandidatëve dhe e kandidatëve alternativë të Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së dhe e kandidatëve të Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës. Lista do t'u jepet për diskutim të gjitha delegacioneve që marrin pjesë në Kongres. Mbledhjet u drejtuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping.
Që nga 21 tetori, çdo delegacion ka zhvilluar diskutime për listat e kandidatëve. Pjesëmarrësit në këto diskutime kanë shprehur mendimin se listat janë hartuar përmes procedurave rigoroze dhe tregojnë demokracinë e brendshme të Partisë.
Sipas rendit të ditës të Kongresit, të martën paradite do të bëhet votimi zyrtar. (Fang Xiaoyu)