Zyrtari: Kina pritet ta arrijë ose tejkalojë objektivin e rritjes për 2017-n

2017-10-22 10:01:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia e Kinës pritet ta arrijë ose ta tejkalojë objektivin e rritjes vjetore të qeverisë prej rreth 6.5 për qind, tha të shtunën kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës He Lifeng.

"Objektivi i rritjes rreth 6.5 për qind pritet të përmbushet me sukses dhe mund të arrihen rezultate edhe më të mira," tha He Lifeng në një konferencë shtypi në kuadër të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Vlera e prodhimit të brendshëm bruto të vendit do t'i kalojë 80 trilionë juanët (rreth 12.1 trilionë dollarë amerikanë) këtë vit, u shpreh He, duke shtuar se ekonomia kineze ka pasur një prirje më të fortë rritjeje së qëndrueshme me përparimin e reformës strukturore.

GDP-ja e Kinës në tre tremujorët e parë u rrit me 6.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, po aq sa në gjysmën e parë të vitit, me gjithë një ngadalësim të vogël të rritjes prej 6.8 për qind në tremujorin e tretë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore