Çeki, partia e miliarderit populist ANO fiton zgjedhjet parlamentare

2017-10-22 09:51:30 CRI Komenti juaj Printoni

Lëvizja ANO e qendrës në Çeki, e udhëhequr nga miliarderi populist Andrej Babis, ka fituar zgjedhjet parlamentare me një diferencë të madhe.

Në një miting me mbështetësit pas shpalljes së rezultatit, Babis-i tha:

"Ne jemi shumë të gëzuar dhe duam t'ju falënderojmë që na keni mbështetur në një masë kaq të madhe. Pothuajse 1.5 milionë votues është diçka që nuk e prisnim. Ju na keni besuar me gjithë fushatën masive dezinformuese që po vazhdon prej pothuajse dy vjetësh".

Rezultatet paraprake tregojnë se ANO fitoi rreth 30 përqind të votave.

Sipas ligjit çek, nëntë partitë që e kanë kaluar pragun prej 5 për qind të votave do të përfaqësohen në Parlament.

Presidenti çek, Milosh Zeman, pritet ta takojë Andrej Babisin për formimin e qeverisë së re javën që vjen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore