Kreu i Katalonjës i kërkon parlamentit rajonal të diskutojë masat e qeverisë qendrore

2017-10-22 10:50:02 xinhua Komenti juaj Printoni

Kreu i qeverisë rajonale katalonjase Carles Puigdemont tha të shtunën se i ka bërë thirrje parlamentit të Katalonjës të mblidhet për të diskutuar masat e shpallura nga qeveria qendrore spanjolle.

Puigdemont tha se masat e njoftuara nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ishin "sulmi më i rëndë" ndaj institucioneve katalonjase që nga diktatura e Frankos, e cila sundoi në Spanjë që nga viti 1939 deri më 1975.

Puigdemont i bëri thirrje parlamentit të rajonit të Katalonjës të diskutojë mbi masat dhe të përcaktojë hapat që duhen ndjekur, meqë sipas tij, janë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët katalonjas.

"Atë që e kanë vendosur katalonjasit në qendrat e votimit, qeveria spanjolle po e pezullon në zyrë," tha ai.

Deklaratat e Puigdemont u bënë disa orë pasi kryeministri Mariano Rajoy njoftoi masat që do të zbatoheshin sipas nenit 155 të Kushtetutës spanjolle.

Rajoy theksoi se qeveria rajonale e Katalonjës do të shpërbëhej dhe kompetencat e saj do të merreshin nga ministritë e ndryshme të qeverisë spanjolle. Ai gjithashtu mund të shpërndajë parlamentin e Katalonjës dhe të kërkojë bërjen e zgjedhjeve brenda gjashtë muajve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore