Zyrtari: PKK-ja ka ruajtur komunikimin me partinë verikoreane në pushtet

2017-10-22 10:48:47 xinhua Komenti juaj Printoni

Partia Komuniste e Kinës ka ruajtur komunikimin dhe dialogun me partinë në pushtet në Korenë e Veriut, u shpreh të shtunën në Pekin nëndrejtori i Departamentit të Lidhjeve me Jashtë të Komitetit Qendror të PKK-së Guo Yezhou.

Shkëmbimet partiake midis PKK-së dhe Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, tha Guo në një konferencë shtypi në kuadër të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.

Sipas tij, ruajtja, zhvillimi dhe konsolidimi i bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Koresë së Veriut janë jo vetëm në interesin dypalësh, por edhe kanë rëndësi për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Lidhur me kohën dhe nivelin e komunikimit, kjo varet nga kërkesat dhe nga ajo se kur është më e përshtatshme për të dy palët, shtoi Guo Yezhou.

Ndërkohë, duke folur për marrëdhëniet kino-japoneze, ai u bëri thirrje dë dyja palëve të krijojnë bashkërendim dhe mjedis më të mirë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore