2017-10-20 10:38:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qendra e Shtypit e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së zhvilloi të enjten konferencën e vet të parë të shtypit. Zv.kryetari i Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës të PKK-së dhe drejtori i Zyrës për Parandalimin e Korrupsionit pranë Këshillit të Shtetit Yang Xiaodu dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë Organizative të KQ të PKK-së Ci Yu i njohën gazetarët kinezë dhe të huaj me punën për forcimin e Partisë dhe të drejtimit të rreptë të gjithanshëm të saj.
Yang Xiaodu tha se, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, Komiteti Qendror i PKK-së me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping në krye, e kanë përfshirë drejtimin e rreptë të gjithanshëm të Partisë në planin strategjik, kanë nxitur luftën kundër korrupsionit, kanë përsosur disiplinën dhe kanë dënuar shkeljet, duke arritur sukses të konsiderueshëm në arritjen e vetëpastrimit të Partisë në kushtet e qëndrimit afatgjatë në pushtet. Si pasojë, është forcuar revolucionarizimi i Partisë dhe ajo është bërë më e fortë, më e pastër dhe më e përparuar, duke shtuar gjallërinë.
Ci Yu nga ana e tij i njohu gazetarët me gjendjen e forcimit të partisë dhe punën organizative të Partisë gjatë pesë vjetëve të fundit. Ai tha se pas Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së, Komiteti Qendror me Xi Jinping-un në krye, e ka futur drejtimin e rreptë të gjithanshëm të Partisë në planin strategjik të "Katër gjithanshmërive" për të forcuar drejtimin dhe ndërtimin e partisë, dhe si rezultat, drejtimi i Partisë është bërë " i rreptë, serioz dhe i fortë", nga "i lirë, i shkujdesshëm dhe i butë". Niveli teorik i kuadrove të Partisë është ngritur në mënyrë të dukshme, shtimi i numrit të drejtuesve të aftë ka hedhur hapa të rëndësishme, sistemi i mbikëqyrjes së kuadrove është përsosur dhe organizatat-bazë të Partisë janë forcuar. (Du)