Liderët e huaj partiakë përgëzojnë zhvillimin e Kongresit të 19-të të PKK-së

2017-10-20 10:14:24 CRI Komenti juaj Printoni
Liderët, partitë dhe organizatat e huaja kanë përgëzuar zhvillimin e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se pala shqiptare beson se nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, Kina do të bëhet më e fortë dhe më e lulëzuar. Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të ndërtojnë bazën më e fortë për nismën "Një brez, një rrugë" dhe objektivat e tjera madhore. Nisma "Një brez, një rrugë" do të lidhë më shumë njëra-tjetrën vendet e ndryshme të botës.

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandroković u shpreh se Partia Komuniste e Kinës udhëheq Kinën të bëhet një ndër ekonomitë me ndikimin më të madh në botë. Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të ndihmojë në përmirësimin e nivelit të jetesës së popullit kinez dhe të rrisë nivelin e Kinës në botë dhe do të ndihmojë për hartimin e rregullave të reja ndërkombëtare.

Kryetari i parlamentit në Malin e Zi, Ivan Brajovic, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, u shpreh se Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të nxisë ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze dhe do të vendosë bazë të fortë për ndërtimin e shoqërisë komode në Kinë. Partia e Demokrate e Malit të Zi është e gatshme të bashkëpunojë me PKK-në, të zgjerojë fushat e bashkëpunimit në të mirë të dy popujve.

Zv.kryeminsitri serb Rasim Ljajic beson se synimet dhe detyrat e përcaktuara të Kongresit të 19-të të PKK-së do të zbatohen si gjithmonë, duke shtuar se pala serbe shpreson të marrë nga eksperienca e PKK-së dhe të forcojë bashkëpunimin me të.

Ish-kryeministri italian Massimo d'Alema u shpreh se, nën udhëheqjen e PKK-së, reforma e Kinës vazhdon nxitjen duke çimentuar ndërtimin e një vendi modern të pasur, demokratik, kulturor dhe harmonik. Nisma "Një brez, një rrugë" do të ketë një ndikim të madh për komunitetin ndërkombëtar dhe qeverisjen globale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore