Xi Jinping thekson nxitjen e socializmit me karakteristika kineze

2017-10-20 16:13:49 CRI Komenti juaj Printoni

Më 19 tetor paradite, Xi Jinping mori pjesë në diskutimet në grup me delegatët e provincës Guizhou. Ai theksoi që raporti i Kongresit të 19-të Kombëtar ka vënë në dukje më tej drejtimin e zhvillimit të PKK-së dhe të Kinës dhe kjo është deklarata politike dhe plani i veprimit i PKK-së për zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re.

Sipas Xi Jinping, delegatët duhet të mësojnë teoritë e reja të kësaj epoke të re, të marrin parasysh ndryshimin e kontradiktës kryesore shoqërore të vendit, të kuptojnë synimin e ri për ndërtimin e një vendi modern socialist me dy hapa, të mësojmë thellësisht kërkesat e reja të partisë dhe të inkurajojnë njerëzit të punojnë së bashku, për ta çuar përpara socializmin me karakteristika kineze në epokën e re.

Provinca Guizhou ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe ka një numrë të lartë të popullsisë së varfër. Shumë delegatë janë nga fronti i parë i luftës kundër varfërisë. Me këta 9 delegatë të Guizhout, kreu Xi diskutoi me hollësi mbi punët konkrete të provincës.

Fshati Huamao në Guizhou është një shembull i programit mbështetës për të varfërit. Sekretari i Komitetit të PKK-së në këtë fshat, Pan Kegang i paraqiti Xi Jinpingut imazhe të fundit mbi pamjen e fshatit, duke treguar historinë e pasurimit të familjeve të varfëra. Xi tha se në këtë fshat duhet të zhvillohet turizmi fshatar dhe duhet të bëhen në kohë analizat dhe parashikimet mbi këtë sektor, për të garantuar një zhvillim të vazhdueshëm.

"Kam qenë në fshatin tuaj. Ka mjedis të bukur dhe me turizmin e lulëzuar, të ardhurat janë dyfishuar. Turizimi fshatar është një kanal shumë i rëndësishëm për shkëputjen nga varfëria. Sugjeroj që të bëhen disa parashikime dhe të mendojmë për të ardhmen," u shpreh Xi Jinping.

Sekretari i parë i komitetit të PKK-së në fshatin Haiga, Yang Bo prezantoi punën e 8 viteve të fundit, kur ishte drejtues i shumë familjeve fshatare që dolën nga varfëria. Xi u shpreh se për zyrtarët bazë që punojnë në frontin e luftës kundër varfërisë duhet t'u kushtohen më shumë kujdesje dhe duhet të ngrihen në nivel më të lartë ata që kanë cilësi të mirë dhe kushte të përshtatshme. Krahas këtyre, duhet të inkurajohen zyrtarë me brezi i ri të shkojë në frontin e parë për t'u trajnuar më shumë.

"Në gjendjen e tanishme, kyçi i synimit për 100-vjetorin e krijimit të PKK-së ndodhet në frontin e parë kundër varfërisë. Zyrtarët kryesorë duhet të bëjnë më shumë përpjekje në këtë fushë," thotë Xi Jinping.

Xi Jinping vuri në dukje se në 5 vitet e fundit, Guizhou ka zbatuar me rigorozitet politikat e Komitetit Qendror të PKK-së dhe ka ngritur fuqinë e vetë në mënyrë të ncjeshme, duke patur efekte të dukshme në luftën kundër varfërisë. Arritjet e Guizhout janë një pjesë e zhvillimit të përgjithshëm të PKK-së dhe shtetit qysh nga kongresi i 18-të. Kjo tregon që parimet dhe politikat e PKK-së nga kongresi i 18-të janë krejtësisht të drejta.

"Socializmi me karakteristika kineze është futur në epokën e re dhe ky është drejtim i ri i zhvillimit të vendit. Ky vendim i madh politik është lidhur ngushtë me situatën e përgjithshme strategjike dhe ne, sipas kërkesave të epokës së re, duhet medoemos të përmirësojmë strategjitë dhe politikat, të zbatojmë konkretisht punët e ndryshme, të përpiqemi për zgjidhjen e zhvillimit jo të balancuar dhe jo të plotë dhe të plotësojmë më mirë kërkesat e jetesës të qytetarëve, për të realizuar zhvillimin e gjithanshëm dhe pasurimin e përbashkët të qytetarëve," u shpreh Xi Jinping.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore