Kinezët ndjekin me interes raportin e Kongresit të 19-të

2017-10-19 15:12:39 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i Kongresit të 19-të i PKK-së u mbajt dje nga presidentit Xi Jinping është ndjekur me vëmendje në pjesë të ndryshëm të Kinës.

Në Guizhou të Kinës Jugperëndimore, mbi 200 veta të pakicave të ndryshme kombëtare në zonën e riaftësimit profesional të të varfërve, ndoqën transmetimin direkt të ceremonisë së hapjes të kongresit. Kompania lokale Buguniao ka investuar aty për ndërtimin e një baze trajnimi profesional për të varfrit, të cilët mund të mësojnë teknikën e qëndisjes.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Wang Jing:

"Jam shumë i emocionuar, posaçërisht kur e dëgjova raportin e Xi Jinping-ut, sepse ai thekson nxitjen e gjithanshme të kulturës tradicionale. Për të kremtuar Kongresin e 19-të dhe për të falënderuar partinë tonë, duam të realizojmë së bashkë një qëndisje. Kjo tregon shpresën tonë për të ardhmen, nën drejtimin e partisë. Veprat tona të qëndisjes do të nxitin kulturën tradicionale."

Në Guangzhou të Kinës Jugore, zyrtarët lokalë e ndoqën në mënyrë të organizuar ceremoninë e hapjes. Në raport, presidenti Xi Jinping thekson qeverisjen me në fokus popullin. Sekretari i Komitetit të PKK-së në lagjen Pekin të Guangzhout, tha se ai si një zyrtar në bazën e partisë, duhet t'u shërbejë më konkretisht qytetarëve.

"Sapo kemi ndjekur raportin e Kongresit të 19-të, i cili është shumë inkurajues. Si zyrtarë në bazën e partisë, kemi detyra të rënda. Raporti thotë që të mos harrojmë 'nga jemi nisur'. Në të ardhmen, ne do t'i organizojmë anëtarët e partisë dhe qytetarët që të ndjekin frymën e Kongresit. Ne s'duhet të harrojmë misionin fillestar për t'ju shërbyer më mirë qytetarëve të thjeshtë," thotë Mai Bihuan.

Në Harbin të Kinës Verilindore, ushtarakët e një instituti trajnimi të Forcës Ajrore, e kanë ndjekur bashkë raportin e mbajtur nga Xi Jinping-u.

Oficeri trajnues Zhao Jian:

"Zhvillimi i Kongresit të 19-të të PKK-së është shumë inkurajues. Kemi besim dhe vullnet për ta kryer më mirë punën tonë. Brigada jonë është e para për trajnimin e modelit luftarak. Kemi detyra të posaçme, misione të posaçme dhe kërkesa politike. Ne zotohemi do të mbrojmë atdheut dhe të përgatisim talente të shumta."

Mrekulli
Lajmet Kryesore