2017-10-19 10:32:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Akademikë dhe gazetarë vlerësojnë zhvillimin e Kinës në pesë vitet e kaluar në drejtimin e PKK-së, duke veçuar urtësinë dhe projektin kinez për zgjidhjen e problemeve globale.
Udhëheqja e PKK-së sipas një sistemi politik dhe ekonomik që u përshtatet nevojave të vendit përbën arsyen kyçe të suksesit.
Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës të Rusisë, Konstantin Kosachev, vlerëson se Kina ka nxitur pozitivisht integrimin e sistemit shumëpalësh global e rajonal, duke kërkuar rregulla transparente dhe të barabarta. Jo më kot, Kina është konsideruar si forca drejtuese dhe e nxitjes së globalizimit.
Duke folur për nismën "Një brez, një rrugë", menaxheri i përgjithshëm i Agjencisë së Investimeve dhe Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë, Jürgen Friedrich, tha se nën këtë kornizë, Kina ka bërë investime të shumta në infrastrukturë në vende të ndryshme, të cilat jo vetëm nxitën stabilitetin dhe zhvillimin e këtyre vendeve, por gjithashtu hapin tregje të reja dhe ofrojnë shanse globale.
Drejtori i Qendrës së Studimeve Politike pranë Institutit të Lindjes së Largët pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, Andrey Vinogradov thekson se Kina zgjodhi mënyrën e saj të zhvillimit dhe vërtetoi në praktikë se kapitalizmi nuk është projekti i vetëm i zhvillimit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)