2017-10-19 09:56:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Media polake i kanë dhënë një hapësirë të posaçme Kongresit të 19-të të PKK-së që filloi dje punimet në Pekin.
Agjencia më e madhe e lajmeve njoftoi që herët në mëngjes me titullin e madh: "Xi Jinping i parashtron Kongresit të 19-të se socializmi kinez ka hyrë në epokën e re". Ky raport i agjencisë më të madhe polake të lajmeve fokusohet te plani për zhvillimin e ardhshëm të vendit.
Televizioni "TVN24" duke përcjellë fjalimin mbi 3 orë të sekretarit të përgjithshëm të KQ të PKK-së, u fokusua te plani i zhvillimit të vendit deri në vitin 2050 dhe nënvizoi se Kina "nuk mund të kopjojë pa qëllim mënyrën e zhvillimit të vendeve të tjera" e as nuk lejon pavarësinë e Tajvanit. Uebsajti Onet.pl duke përcjellë 9 fotografi të mëdha nga punimet e Kongresit, nënvizoi nga fjalimi i presidentit Xi Jinping, nevojën për përsosjen e legjislacionit.
Gjithashtu mediat polake i bënë jehonë zotimit të Xi Jinping-ut për të trajtuar në mënyrë të barabartë kompanitë vendore dhe të huaja në tregun kinez dhe drejtimin e kursit të këmbimit të RMB-së sipas prirjeve të tregut.
Në të njëjtën kohë, mediat u fokusuan tek reforma e ndërmarrjeve shtetërore të Kinës dhe deklaratën e presidentit Xi Jinping se "dyert e hapura të Kinës nuk do të do mbyllen, por përkundrazi do të hapen gjithnjë e më shumë". (Du/Leftion Peristeri)