GDP-ja e Kinës, rritje 6.9 % në tre tremujorët e parë të vitit

2017-10-19 17:20:27 CRI Komenti juaj Printoni
GDP-ja e Kinës në tre tremujorët e parë të këtij viti është rritur 6.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të enjten Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës ka arritur në afro 60 trilionë juanë, ose rreth 9 trilionë dollarë amerikanë.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se shitja me pakicë e mallrave të konsumit në Kinë në nëntë muajt e parë të vitit është rritur me 10.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimi industrial me vlerë të shtuar 6.7 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore