Kina do të shpejtojë reformën e sistemit të qytetërimeve ekologjike

2017-10-18 12:50:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të shpejtojë formimin e kuadrit ligjor dhe të politikave që nxitin prodhimin dhe konsumin e gjelbër e me karbon të ulët, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping.

Vendi do të zhvillojë një sistem financiar që do të mbështesë projektet e gjelbra dhe forcojë parandalimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, theksoi Xi.

Ai u zotua se Kina do të marrë pjesë aktivisht në sistemin global të mbrojtjes së mjedisit dhe do të zbatojë projekte të mëdha në këtë fushë.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm thekson gjithashtu forcimin e punës së institucioneve të administrimit të burimeve natyrore dhe të mbikëqyrjes së mjedisit.

Sipas parashikimeve të raportit, deri në vitin 2035, mjedisi ekologjik do të ketë një përmirësim të dukshëm, duke përmbushur objektivin e ndërtimit të një Kine të bukur. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore