Kina propozon për herë të parë kujdes gjithëpërfshirës shëndetësor

2017-10-18 12:12:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina duhet të ndërtojë një sistem shëndetësor bazë gjithëpërfshirës dhe një sistem sigurimi shëndetësor sipas kushteve të vendit, theksoi të mërkurën presidenti kinez Xi Jinping, duke mbajtur raportin para Kongresit të 19-të.

Ai theksoi gjithashtu forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor parësor dhe anulimin e sistemit të mëparshëm të shitjes së barnave nga spitalet.

Si bëri thirrje për përmirësimin e sistemit të furnizimit dhe të sigurisë së barnave dhe forcimin e punës për parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Sekretari i përgjithshëm theksoi gjithashtu forcimin e politikave ekonomike e shoqërore për përballimin e sfidës së plakjes së popullsisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore