Xi:PKK-ja duhet të ketë moral politik dhe aftësi të lartë qeverisëse

2017-10-18 15:24:04 CRI Komenti juaj Printoni
Në raportin e punës mbajtur në Kongresin e 19-të Kombëtar, sekretari i përgjithshëmi PKK-së Xi Jinping vuri në dukje se Partia Komuniste e Kinës që drejton një vend të madh socialist me mbi 1.3 miliard njerëz, duhet të forcojë aftësinë e përgjithshme qeverisëse, në arsim, drejtim, reformë, novacion, në zhvillimet shkencore, në qeverisjen sipas ligjit, në trajtimin e sfidave etj.

Ai theksoi gjithashtu se Partia duhet të ketë ide strategjike, inovative dhe dialektike në zbatimin e ligjit.

Sipas raportit të punës të Partisë Komuniste të Kinës publikuar të mërkurën në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 19-të Kombëtar, Kina do të përsosë sistemin e mbikëqyrjes shtetërore dhe partiake, do të përpilojë ligjin e mbikëqyrjes, të krijojë komisione të mbikëqyrjes në katër nivele (shtet, provincë, qytet dhe distrikt) në bashkëpunimin e organeve paralele të kontrollit disiplinor të Partisë për të realizuar monitorimin e të gjithë zyrtarëve që ushtrojnë të drejtën publike.

Komisionet do të autorizohen me përgjegjësi njëkohësisht edhe me të drejtat e zhvillimit të hetimeve dhe të ndalimit të të hetuarve. Partia Komuniste e Kinës do të forcojë mbikëqyrjen organizative dhe do të përmirësojë kontrollin demokratik dhe mes organeve paralele, të shtojë kontrollin e përditshëm, duke thelluar më tej inspektimin politik.

Në raportin e Kongresit të 19-të të PKK-së u tha ndër të tjera se në Kinë do të krijohen disa organe drejtuese dhe mbikëqyrëse në fushat e sundimit të ligjit, të ekologjisë, të mbrojtjes etj. Ato përfshijnë krijimin e grupit drejtues të qeverisjes së vendit sipas ligjit, për të forcuar rolin udhëheqës në ndërtimin e shtetit ligjor në Kinë; krijimin e grupit mbikëqyrës të burimeve natyrore në pronësi shtetërore; krijimin e komiteteve të mbikëqyrjes në të katër nivelet për të realizuar mbikëqyrjen e plotë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe krijimin e sistemit të mbikëqyrjes në komitetet e Partisë në nivel qyteti dhe distrikti për të forcuar luftën ndaj korrupsionit; krijimin e organizatës së ushtarakëve në pension për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të tyre.

 (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore