Xi Jinping: Fëmijët duhet të kenë arsim të barbartë cilësor

2017-10-18 11:17:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e Kongresit të 19-të Kombëtar, Xi Jinping theksoi se zhvillimi i arsimit është një projekt bazë për lulëzimin e madh të kombit kinez dhe për këtë duhet t'i jepet prioritet të lartë. Xi theksoi se duhet të nxitet zhvillimi i arsimit të detyrueshëm me integrimin e zonave urbane dhe atyre rurale. Ai theksoi gjithashtu shtimin e rëndësisë së arsimit të detyrueshëm në zonat rurale, për arsimin parashkollor, arsimimin e njerëzve me aftësi të kufizuar, arsimin në internet dhe për shtimin e arsimit në periudhën e gjimnazit. Krahas këtyre, do të shpejtohet ndërtimi i universiteteve të nivelit të lartë dhe i degëve të përparuara shkollore, do të përmirësohet sistemi i mbështetjes financiare për studentët me vështirësi ekonomike, me qëllim që brezat të arsimohen në nivelin e gjimnazit dhe atij të lartë. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore