2017-10-18 10:44:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping tha se socializmi me karakteristika kineze po shërben si busull veprimi e partisë dhe e popullit drejt rimëkëmbjes së kombit.
Ai gjithashtu theksoi se duhet forcuar koncepti i ri i qeverisjes së partisë sipas ligjit, i ndërtimit të socializmit sipas ligjit dhe i zhvillimit shoqëror e human sipas ligjit. Këto sipas tij, do të hedhin bazën e ndërtimit të një shoqërie përgjithësisht të begatë para vitit 2020 dhe një Kine të fuqishme, moderne dhe të zhvilluar para mesit të këtij shekulli.
Epoka e re e socializmit me karakteristika kineze kërkon gjithashtu që partia në pushtet t'i qaset parimit 'populli në fokus', duke nxitur vazhdimisht zhvillimin gjithëpërfshirës.
Në raportin e Kongresit të 19-të të PKK-së theksohet se, Xi Jinping tha të mërkurën se Partia Komuniste e Kinës do të mbikëqyrë intensivisht për të siguruar pajtueshmërinë me Kushtetutën, shqyrtimin paraprak të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e autoritetit të Kushtetutës.
"Asnjë organizatë apo individ nuk ka fuqinë për të tejkaluar Kushtetutën apo ligjin", tha ai.
Asnjë zyrtar në pushtet nuk lejohet në asnjë mënyrë të anashkalojë ligjin me urdhrat e tij, të vendosë autoritetin e tij mbi ligjin, të shkelë ligjin për përfitime personale ose të keqpërdorë ligjin, tha ai.
(Leftion Peristeri)