2017-10-18 10:22:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti Xi Jinping tha të mërkurën se kontradikta kryesore me të cilën ndeshet shoqëria ka evoluar, pasi socializmi me karakteristika kineze ka hyrë tani në një epokë të re.
"Ajo me të cilën ndeshemi tani është një kontradiktë midis zhvillimit të pabalancuar dhe jo të përshtatshëm dhe nevojave gjithnjë e në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë", tha Xi në raportin e mbajtur para Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.
Sekretari i përgjithshëm tha se gjendja bazë e Kinës nuk ka ndryshuar dhe tani ajo ndodhet në fazën fillestare të ndërtimit të socializmit. Ai theksoi gjithashtu se statusi ndërkombëtar i Kinës si vendi më i madh në zhvillim nuk ka ndryshuar.
Xi Jinping u shpreh gjithashtu se epoka e socializmit me karakteristika kineze po shërben si busull veprimi e partisë dhe e popullit drejt rimëkëmbjes së kombit. Kjo sipas tij, do të hedhë bazën e ndërtimit të një shoqërie përgjithësisht të begatë para vitit 2020 dhe një Kine të fuqishme, moderne dhe të zhvilluar para mesit të këtij shekulli, duke duke dhënë kontributin më të madh për njerëzimin. (Fani/Jiang Lei/Albana//Leftion Peristeri)