Kongresi, Xi thekson diplomacinë gjithëpërfshirëse dhe luftën kundër korrupsionit

2017-10-18 09:28:43 CRI Komenti juaj Printoni
Gjatë pesë viteve të fundit, diplomacia me karakteristika kineze ka shënuar përparim të plotë, duke arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse shumëpalëshe dhe trepalëshe.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping, theksoi në raportin e Kongresit të 19-të se Kina ka përparuar me zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë", themelimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe ka punuar për krijimin e një fati të përbashkët të njerëzimit.

Xi theksoi se ndikimi ndërkombëtar i Kinës ka frymëzuar paqen dhe zhvillimin botëror, si një kontribut i ri i madh.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Xi tha se PKK-ja ka forcuar qeverisjen e Partisë gjatë 5 viteve të fundit duke rritur përgjegjësinë politike dhe eleminuar shpërdorimet e bëra në të kaluarën.

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping theksoi se anëtarët e partisë kanë përmbushur me rigorozitet përgjegjësitë politike dhe kanë forcuar besimin ndaj frymës së Partisë, sistemit të rregullave dhe lidershipit.

Gjatë 5 viteve të fundit është konsoliduar lufta kundër korrupsionit, pasi janë goditur si zyrtarët e nivelit të lartë, ashtu edhe ata të nivelit të ulët (tigrat dhe mizat). Xi gjithashtu përmendi edhe operacionin "Gjuetia e dhelprave" për riatdhesimin e personave të dyshuar për veprimtari kriminale ekonomike që ndodhen jashtë vendit.

Partia Komuniste e Kinës do të shënojë një "fitore të gjithanshme" në luftën e saj kundër korrupsionit duke shmangur ciklin historik të rritjes dhe të rënies, tha sekretari i përgjithshëm Xi Jinping në hapje të Kongresit të 19-të Kombëtar.

Duke e quajtur korrupsionin "kërcënimin më të madh" me të cilin ndeshet partia, Xi tha se lufta kundër korrupsionit nuk do të përfundojë, por do të ashpërsohet dhe bëhet më komplekse.

"Vendosmëria jonë duhet të jetë e fortë si një shkëmb për të ndërtuar një vrull dërrmues dhe për të siguruar një fitore tërësore", tha ai.

Xi ritheksoi tolerancë zero ndaj korrupsionit në parti, duke theksuar se si ata që marrin ryshfete dhe ata që i japin ato do të dënohen, ndërsa grupet e interesit do të pengohen të ngrihen në detyrë brenda partisë.

Xi tha gjithashtu se kudo ku do të largohen shkelësit e ligjit, ata do të kapen dhe do të sillen para drejtësisë.(Zhang Yan/Albana/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore