Izrael: Kabineti i Sigurimit përjashton bisedimet me Hamasin

2017-10-18 09:24:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kabineti i Sigurimit i Izraelit deklaroi të martën se qeveria nuk do të zhvillojë bisedime me qeverinë palestineze, e cila ka lidhje me Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas).

Qeveria izraelite e konsideron Hamasin një organizatë terroriste dhe i bëri thirrje qeverisë palestineze të plotësojë disa kushte.

Së pari, të pranojnë Izraelin dhe të ndalojnë aktivitetet terroriste dhe së dyti, Hamasi të çarmatohet dhe të lirojë të gjithë pengjet izraelite. Së treti, qeveria palestineze duhet të zhvillojë kontrollin e sigurimit në pikën e kalimit kufitar në Gaza dhe në pikat e tjera.

Përveç këtyre, qeveria e Palestinës duhet të marrë nën kontroll infrastrukturën që përdoret për veprimtari terroriste nga Hamasi në Judea dhe Samaria, ndërsa Hamasi duhet të ndërpresë lidhjet me Iranin. Gjithashtu Tel Avivi kërkoi që ndihmat humanitare të futen brenda Gazës nëpërmjet qeverisë palestineze. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore