Ministri rus i Mbrojtjes viziton Izraelin

2017-10-18 09:24:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu u takua të martën në Izrael me kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu, vizitë e tij e parë kjo që nga viti 2012.

Në takim, Netanyahu theksoi se Irani përpiqet të krijojë forcën ushtarake në Siri, gjë që kundërshtohet nga Izraeli. Netanyahu shtoi se, nëse nuk ndryshohet marrëveshja bërthamore e Iranit, atëherë ky i fundit do të ketë një arsenal armësh bërthamore brenda 8-10 viteve.

Shoygu, i cili mbërriti në Izrael një ditë më parë tha gjatë bisedimeve me homologun e tij Avigdor Liberman se, misionet ruse në Siri janë drejt përfundimit, por ende ekzistojnë çështje të rëndësishme të cilat duhet të zgjidhen me dialog. Shoygu theksoi se me shtimin e akteve terroriste, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të goditur aktet e shëmtuara të dhunës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore