2017-10-18 09:16:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping sot tha se gjatë 5 viteve të fundit, nën kushtet e një rimëkëmbjeje të dobët të ekonomisë globale, Partia Komuniste e Kinës ka zbatuar me vendosmëri ide të reja, duke ndryshuar mënyrën e zhvillimit dhe tejkaluar sfidat e rritjes ekonomike.
Xi shtoi se Partia Komuniste ka ndjekur strategjinë e zhvillimit të fokusuar te njerëzit, duke shënuar përparim thelbësor në 5 vitet e fundit për zhdukjen e varfërisë. Sekretari i përgjithshëm i PKK-së, Xi Jinping, thekoi në raportin e punës së mbajtur në hapje të Kongresit të 19-të, se mbi 60 milionë veta u nxorën varfëria.
Çdo vit, sipas tij, janë nxjerrë nga varfëria mbi 10 milionë veta, ndërkohë përqindja e varfërisë e Kinës u ul nga 10.2 për qind në 4 për qind. (Albana/Leftion Peristeri)