OKB, sekretari Guterres bën thirrje për zhdukjen e varfërisë

2017-10-18 09:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për zgjidhjen e problemeve themelore që shkaktojnë varfërinë si dhe shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e saj.

Guterres mbajti një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, ku theksoi se objektivi i parë i Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 është zhdukja e varfërisë e të gjitha formave. "Kjo axhendës, e miratuar bashkërisht nga komuniteti ndërkombëtar, ka për qëllim ndërtimin e një botë të shëndetshme, një shoqërie paqësore e gjithëpërfshirëse, duke garantuar një jetë në dinjitet të të gjithë njerëzve".

Guterres shtoi se megjithëse komuniteti ndërkombëtar ka shënuar disa përparime për zhdukjen e varfërisë, sot ka ende mbi 800 milionë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme. Ai shtoi se shumë njerëz ndeshen ende me kërcënimin e papunësisë, pabarazisë, konflikteve e etj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore