2017-10-18 08:45:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një dokumentar prodhim perëndimor i titulluar "Kina: Koha e Xi-së" u transmetua në rrjetin e Discovery Channel të Azi Paqësorit nga 14 deri më 16 tetor, duke tërhequr vëmendje të gjerë në rrethet akademike të Singaporit.
Dokumentari përshkruan jetën e përditshme të popullit kinez dhe paraqet sfidat dhe arritjet e Kinës.
Wang Jiangyu, një profesor i asociuar i Fakultetit Juridik i Universitetit Kombëtar të Singaporit, shprehet thellësisht i prekur nga reforma strukturore e Kinës dhe risitë teknologjike.
"Së pari, ai fokusohet kryesisht në një numër arritjesh të Kinës në shkencë dhe në teknologjinë moderne, veçanërisht në fushën e energjisë së re dhe sektorëve të rinj të industrisë që lidhen me ekonominë e re si dhe mbrojtjen e mjedisit. Është përqendruar në një numër temash, që pasqyrojnë miratimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Kinës në këto aspekte".
Zheng Yongnian, drejtor i Institutit të Azisë Lindore në Universitetin Kombëtar të Singaporit, ndau gjithashtu pikëpamjet e tij mbi rrugën e zhvillimit të Kinës.
Zheng thotë se presidenti Xi Jinping ka një ndjenjë të fortë përgjegjësie për Partinë Komuniste të Kinës dhe shoqërinë kineze.
Bashkëprodhuar nga Discovery dhe Meridian Line Films e Britanisë, dokumentari me tre episodeve shpjegon në detaje të hollësishme konceptin dhe praktikën e qeverisjes së shtetit të presidentit kinez Xi Jinping.
Kjo është hera e parë që një prej mediave perëndimore transmeton programe që shpjegojnë kaq në tërësi qeverisjen e presidentit Xi. (Leftion Peristeri)