Kinë, investimet e huaja direkte bien 41.2% nga janari në shtator

2017-10-18 08:38:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri të ditur se investimet e huaja direkte të Kinës ranë me mbi 40 për qind gjatë tre tremujorëve të parë të vitit.

Për këtë flet zyrtari pranë Ministrisë së Tregtisë, Han Yong.

"Investimet e huaja janë regjistruar kryesisht në industrisë e prodhimit, të shitjes me shumicë dhe pakicë, si dhe në industrinë e softuerëve dhe të IT-së. Ndërsa në sektorët e pasurive, sporteve dhe të argëtimit nuk pati investime të reja."

Kompanitë kineze investuan 9.6 miliardë dollarë amerikanë në vendet përgjatë Nismës "Një brez, një rrugë" nga janari në shtator.

Llogaritë në kesh zunë 12 për qind të rrjedhjes së kapitalit të përgjithshëm të Kinës.

Kina u rendit e dyta në nivel global për investimet e huaja vitin e kaluar.

Në qershor, autoritetet kineze urdhëruan bankat të kontrollonin kreditë që ofronin për disa nga blerës më të mëdhenj të aseteve jashtë vendit si Wanda dhe HNA në përpjekje për të frenuar flukset dalëse të kapitalit.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore