Gazetarët e huaj që do të njoftojnë për Kongresin e PKK-së, vizitë në qytetin Tianjin

2017-10-18 19:59:43 CRI Komenti juaj Printoni

Në kuadër të Kongresit Kombëtar të PKK-së, organizatorët kanë ftuar një grup gazetarësh të huaj për një udhëtim njëditor në qytetin Tianjin, për të parë nga afër disa nga zhvillimet më të fundit në rajonin Tianjin-Pekin-Hebei.

Reporterët udhëtuan nga Pekini në Tianjin me trenin e ri të shpejtë, i njohur si "Fuxing", me shpejtësi rreth 300 kilometra në orë.

Treni i shpejtë i brezit të fundit u vu në funksionim në gusht dhe tani lidh qytetet kryesore në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei.

Sarah-Catherine Wendt, një reportere e "Sinovision TV", thotë se i kanë lënë shumë mbresa trenat e rinj:

"Një nga gjërat për të cilat po mësoj, janë katër shpikjet e mëdha të tanishme të Kinës, si hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe pagesa me celular. Hekurudha me shpejtësi të lartë më të cilën udhëtuam sot, ishte shumë e përshtatshme. Ndihesh mirë kur mëson që mund të vish nga Pekini në Tianjin për vetëm 30 minuta.

Raja Korver, gazetare izraelite, thotë se i kanë bërë veçanërisht përshtypje përparimet e teknologjisë në Kinë:

"Gjëja që më mrekulloi është një kod i përgjigjes së shpejtë në biçikleta. Mund ta shkarkosh aplikacionin në celularin tënd dhe mund ta skanosh kodin e përgjigjes së shpejtë te biçikleta. Paguan nëpërmjet aplikacionit dhe nuk ke nevojë për para në dorë. Mendoj se po e bëni jetesën të lehtë dhe kjo është e mahnitshme."

Për shumë nga gazetarët që shkuan në Tianjin, ky jo vetëm është udhëtimi i tyre i parë në Kinë, por edhe mundësia e tyre e parë për të njoftuar drejtpërdrejt për ngjarjet politike të Kinës.

Ndërsa mjaft prej tyre shprehen se janë të impresionuar nga vizita në Tianjin, shumica thotë se qëllimi kryesor i tyre është të raportojnë mbi drejtimin ku planifikon ta çojë PKK-ja Kinën në pesë vjetët e ardhshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore