Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump do ta vizitojë Kinën nga 8-10 nëntor

2017-10-17 16:25:40 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti i ShBA-së Donald Trump do ta vizitojë Kinën nga 8 deri më 10 nëntor, si pjesë e turneut të vet në Azi.

Presidenti kinez Xi Jinping e ftoi z. Trump të vijë në Kinë gjatë vizitës që bëri në Shtetet e Bashkuara në prill. Të dy udhëheqësit diskutuan për një sërë çështjesh, duke përfshirë tensionet në Gadishullin Korean.

Gjatë vizitës në Kinë, Donald Trump do të marrë pjesë në një numër veprimtarish tregtare dhe kulturore, duke përfshirë edhe takimet me presidentin kinez Xi Jinping, u shpreh Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Presidenti Donald Trump gjithashtu do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Filipinet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore