2017-10-17 20:11:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet qendrore kineze e kanë ulur numrin e automjeteve qeveritare me 61.8 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit, vuri në dukje të martën Administrata Kombëtare e Zyrave Qeveritare e Kinës.
Nga viti 2012 deri në 2016-n, autoritetet qendrore e kanë pakësuar me 3 868 numrin e automjeteve qeveritare, 2 046 nga të cilat janë shitur në ankand publik, theksohet në një deklarate të Administratës.
Shpenzimet e qeverisë qendrore për pritje vjet ishin 419 milionë juanë (63.6 milionë dollarë amerikanë), 72.3 për qind më pak se në vitin 2012, sipas deklaratës.
Në Kinë ka ekzistuar prej kohësh problemi i shpërdorimeve nga zyrtarët, si udhëtimet personale nën petkun e vizitave zyrtare, përdorimi i automjeteve të punës për çështje personale dhe pritjet e akomodimi luksoz.
Sidoqoftë, fushata e kursimeve e filluar nga autoritetet qendrore ka ulur shpenzimet, në një përpjekje për të pasur një qeverisje më të pastër dhe më transparente.