Kongresi i 19-të i PKK-së do të rishikojë Statutin e Partisë

2017-10-17 20:00:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 19-të i PKK-së do të nisë më 18 tetor dhe do të zgjatë shtatë ditë, ndërsa agjenda kryesore e tij do të përfshijë rishikimin e Statutit të Partisë, u tha gazetarëve kinezë dhe të huaj zëdhënësi i Kongresit Tuo Zhen në një konferencë shtypi të organizuar të martën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Të martën pasdite, në mbledhjen përgatitore të Kongresit të 19-të, të drejtuar nga Xi Jinping-u, u miratua rendi i ditës i Kongresit, që përfshin pesë pika kryesore: dëgjimi e shqyrtimi i raportit të Komitetit Qendror të 18-të të PKK-së, shqyrtimi i raportit të Komisionit Qendror të Disiplinës të 18-të të PKK-së, shqyrtimi dhe votimi i amendimit të Statutit të PKK-së, si edhe zgjedhja e Komitetit Qendror të 19-të dhe e Komisionit Qendror të Disiplinës të 19-të.

Rishikimi i Statutit të Partisë është një nga detyrat kryesore të Kongresit të 19-të. Zëdhënësi Tuo Zhen bëri të ditur se një gjë e tillë është një praktikë e PKK-së, në përputhje me situatat e reja.

Kongresi i PKK-së zhvillohet një herë në pesë vjet. Në Kongresin e sivjetshëm marrin pjesë 2280 delegatë, që përfaqësojnë 89 milionë anëtarë nga 4.5 milionë organizata-bazë të Partisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore