Zëdhënësi i Kongresit: Kina do ta ruajë politikën e shfrytëzimit të investimeve të huaja

2017-10-17 19:48:36 CRI Komenti juaj Printoni

Politika e Kinës për shfrytëzimin e investimeve të huaja do të mbetet e pandryshuar, tha të martën në një konferencë shtypi Tuo Zhen, zëdhënës i Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Ai shtoi se Kina gjithashtu do të vazhdojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të kompanive me financime të huaja, si dhe angazhimin e saj për të ofruar shërbime më të mira për investimet dhe funksionimin e kompanive nga të gjitha vendet.

"Reforma dhe hapja e Kinës janë në një pikë të re fillimi," u tha Tuo Zhen gazetarëve.

Ai theksoi se Kina do të vazhdojë të zbatojë politikën e hapjes, duke e zgjeruar edhe më tej hapjen ndaj botës së jashtme, dhe do të shpejtojë ndërtimin e një sistemi të ri të ekonomisë së hapur.

Lehtësimi i hyrjes në treg do të shtohet edhe më tej e do të promovohet një raund i ri i hapjes me cilësi të lartë, vuri në dukje ai, duke shtuar: "Qëllimi ynë është të arrijmë fitore dhe zhvillim të përbashkët".

Zëdhënësi tha se hapja e Kinës po zgjerohet si në gjerësi, edhe në thellësi, duke vënë në dukje se Kina zë vendet e para në botë për sa i përket shfrytëzimit të investimeve të huaja, investimeve jashtë vendit dhe tregtisë, si të mallrave, edhe të shërbimeve.

"Tani po merr trajtë hapja në dy drejtime, me thellësi më të madhe e cilësi më të lartë," theksoi Tuo Zhen.

Ai tha se Kina është renditur midis tre vendeve të para në botë për sa i përket shfrytëzimit të investimeve të huaja për pesë vjet me radhë dhe angazhimi i saj në qeverisjen ekonomike globale po thellohet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore