2017-10-16 10:07:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Delegatët në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës filluan të mbërrijnë në Pekin të dielën në mëngjes.
Pjesëmarrësit në Kongres përfshijnë zyrtarë të lartë qeveritarë, liderë partiakë dhe oficerë të ushtrisë, si dhe anëtarë të partisë nga baza, si punëtorë, fermerë, mësues etj.
Huang Zhili, delegate në Kongres, vlerëson arritjet që ka pasur Kina në sistemin gjyqësor:
"Gjatë pesë vjetëve të fundit, reforma në sistemin gjyqësor kinez është thelluar më tej dhe është bërë një hop cilësor në legjislacionin shkencor, zbatimin e rreptë të ligjit, në gjyqësor dhe në respektimin e ligjit nga të gjithë qytetarët kinezë".
Wang Chuangmin, një delegat tjetër në Kongres, theksoi rëndësinë e strategjisë së zhvillimit të nxitur nga risitë dhe të reformës strukturore në fushën e ofertës:
"Falë strategjisë së zhvillimit të nxitur nga risitë dhe promovimit të reformës strukturore në fushën e ofertës, projektet dhe produktet e reja janë bërë mbështetja kryesore e zhvillimit të sipërmarrjeve. Vëllimi i eksporteve është rritur ndjeshëm."