2017-10-16 09:57:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping bëri thirrje të dielën për forcimin e bashkëpunimit midis Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe partive politike demokratike të vendit, për të bërë përpjekje për realizimin e Ëndrrës Kineze për Rilindjen e Kombit Kinez.
Xi i tha këto në një forum të organizuar nga KQ i PKK-së për mbledhjen e opinioneve të anëtarëve të partive jokomuniste të Kinës mbi projektraportin e Kongresit të 19-të të PKK-së, që do të hapet së shpejti në Pekin.
Pas dëgjimit të opinioneve të pjesëmarrësve, Xi tha se PKK-ja ka traditë të kërkojë vërejtje mbi politikat dhe vendimet kryesore të saj dhe për drejtimin e shtetit nga komitetet qendrore të partive jokomuniste, nga drejtuesit e Federatës Pankineze të Industrisë e Tregtisë dhe nga personat pa parti.
Xi theksoi se raporti që do të mbahet në Kongresin e 19-të të PKK-së, duhet të përmbledhë mençurinë e partive të tjera, të jetë në përputhje me shpresat e popullit, të luajë rol drejtues në zhvillimin e vendit dhe të ushtrojë një ndikim pozitiv në bashkësinë ndërkombëtare. (Wang Lei)