2017-10-15 09:02:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, që do të mbahet së shpejti, ka tërhequr vëmendjen e bashkësisë kombëtare. Kohët e fundit, mediat në Singapor, Gjermani, Indi dhe vende të tjera kanë bërë komente mbi këtë Kongres, duke dhënë vlerësime pozitive për arritjet e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Kinës gjatë pesë vjetëve të fundit në fusha të ndryshme dhe duke vënë në dukje se Partia Komuniste e Kinës do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Kinë dhe në botë.
Gazeta singaporiane "Lianhe Zaobao" ka botuar një numër artikujsh, duke u fokusuar në arritjet e luftës kundër korrupsionit në pesë vjetët e fundit në Kinë. Në artikuj theksohet se Kina ka bërë përpjekje të ndryshme për krijimin e sistemit antikorrupsion, duke përfshirë krijimin e sistemit të kontrollit në të gjitha nivelet, që mbulon për herë të parë në historinë e Partisë Komuniste të Kinës edhe nivelin qendror.
Në uebsajtin e gazetës gjermane "Die Welt" është publikuar kohët e fundit një artikull, ku thuhet që aktualisht njerëzit në Kinë janë të kënaqur me drejtimin e partisë në pushtet, që ka arritur zhvillimin ekonomik të Kinës dhe rritjen e të ardhurave të qytetarëve. Udhëheqja kineze do që Kina të bëhet një fuqi botërore. Në Kongresin e vet të ardhshëm, Partia Komuniste e Kinës do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës.
Gazeta indiane "The Hindu" ka botuar një artikull, ku thuhet që gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka ndërmarrë një sërë reformash të mëdha në fushën e luftës antikorrupsion, të mbrojtjes kombëtare dhe të ushtrisë, si dhe ka forcuar dhe përmirësuar udhëheqjen e PKK-së në çështjet publike.
Artikulli vë në dukje se Kongresi e ardhshëm i Partisë Komuniste të Kinës do të zgjedhë udhëheqjen e re qendrore, gjë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare dhe Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Kinë dhe në botë. (Vera)