Rusia do të reagojë ndaj fyrjes së ShBA-së për heqjen e flamurit

2017-10-13 10:19:46 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha më 12 tetor se ShBA-ja hoqi pa lajmëruar flamurin kombëtar rus nga Konsullata e përgjithshme në San Fransisko dhe nga zyra përfaqësuese tregtare ruse në Uashington. Këtë veprim pala ruse e dënon ashpër dhe do të kundërpërgjigjet.

Zakharova tha po atë ditë se veprimi i heqjes së flamurit nuk mori konfirmimin e palës ruse. Përveç kësaj, SHBA-ja u orvat të gjejë dokumente të lëna nga pala ruse në këto institucione.

Më 2 tetor shtetas amerikanë u futën në ambjentet e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në San Fransiko, aksion që u dënua ashpër nga pala ruse. Më 11 tetor SHBA-ja hoqi flamurin kombëtar nga këto dy institucione të cilat ishin të mbylluara më parë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore