Kinë, rriten shitjet me pakicë në internet në zonat rurale

2017-10-13 09:46:04 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas raportit të zhvillimit të biznesit elektronik në zonat rurale të Kinës publikuar të enjten, vëllimi i përgjithshëm i shitjeve në internet në zonat rurale në vitin 2016 arriti në 894.43 miliardë juanë. Nga këto shitje u hapën 200 milionë vende të reja pune. Biznesi elektronik po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm për ekonominë sociale të vendit.

Përgjegjësi i qendrës së biznesit elektronik ndërkombëtar të Kinës tha se gjatë viteve të fundit, shitjet me pakicë në internet në zonat rurale të Kinës janë rritur me shpejtësi. Disa zona pilot kanë luajtur një rol pozitiv në këtë fushë dhe biznesi elektronik ka ndihmuar dukshëm në zhdukjen e varfërisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore