Kaliforni, flakët u marrin jetën 21 personave

2017-10-12 09:40:56 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kaliforniane për emergjencat thanë se bilanci i viktimave nga zjarret në veri të Kalifornisë ka arritur në 21.

Guvernatori Jerry Brown paralajmëroi se flakët katastrofike do të vazhdojnë përhapjen në këtë shtet si pasojë e ndërthurjes së thatësirës me erërat e forta.

"Kur rriten temperaturat, thahet moti dhe ulet lagështira këto janë katastrofat që ndodhin. Dhe ato do të vijojnë të ndodhin dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur për ta trajtuar situatën si duhet. Dëmet ekonomike janë të mëdha. Presidenti e quajti një katastrofë madhore së bashku me ato që ndodhën në Teksas dhe Florida, ndërkohë që priten të tjera."

Autoritetet vlerësojnë se vatrat e zjarrit kanë djegur përgjatë 8 konteve afro 170 mijë hektarë tokë.

Zjarri dogji mbi 3,500 shtëpi dhe godina të tjera, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve. Gjendja e emergjencës u shpall në zonat veriore, e mbi 20 mijë vetë u detyruan të evakuohen nga kontetë Napa, Sonoma dhe Juba, si pasojë e zjarreve më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë shteti.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore