2017-10-12 09:39:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qendra e Medias e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së nisi pritjen e gazetarëve të huaj në Pekin.
Kjo qendër është e përgatitur për akomodimin e 170 gazetarëve pas përmirësimit të cilësisë së pajisjeve dhe të shërbimeve.
Shpejtësia e rrjetit të internetit është përmirësuar nga 100 Mbps në 1000 Mbps, ndërkohë që numri i portave për qasjen në internet është rritur nga 36 në 218.
Qendra e Medias ka hapur një faqe zyrtare dhe llogari në WeChat për t'u ardhur në ndihmë medias dhe gazetarëve vendës dhe të huaj.
Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të nisë punimet më 18 tetor në Pekin. (Albana)