Niveli i investimeve i Kinës për kërkim zhvillimin i afrohet atij të vendeve të zhvilluara

2017-10-11 10:25:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina investoi rreth 1.6 trilionë juan për kërkim zhvillimin në vitin 2016, afro 10.6% më shumë në krahasim me vitin 2015. Këto të dhëna janë paraqitur në raportin e bashkëprezantuar nga Byroja Kombëtare e Statistikave, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Financave e Kinës.

Norma e investimeve të Kinës për kërkim zhvillimin karakterizohet nga prirja e rritjes dhe po i afrohet tani nivelit të vendeve të zhvilluara.

Norma e këtyre lloj investimeve për vitin 2016 ishte 2.11% e GDPS-së duke kaluar nivelin mesatar të 15 vendeve anëtare të BE-së (prej 2.0 8%).

Pavarësisht këtyre investimeve, diferenca është e madhe në krahasim me vendet e zhvilluara si Izraeli (4.25%), Koreja e Jugut (4.23%) dhe Japonia (3.49%). (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore