2017-10-11 10:24:37 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Tregu i punës i Kinës po zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, ndërkohë që norma e papunësisë sipas një ankete, ka rënë në 4.8 për qind, niveli më i ulët që nga viti 2012.
Statistikat zyrtare tregojnë se 9.7 milionë vende të reja pune janë krijuar në rajonet urbane të Kinës nga janari deri në gusht.
Nga viti 2013 deri në vitin 2016, norma e papunësisë në 31 qytete të mëdha u stabilizua dhe arriti nivelin e rreth 5 për qind.
Norma e papunësisë e bazuar në anketë të Byrosë Kombëtare të Statistikave, është zakonisht më e lartë se norma e regjistruar e papunësisë e lëshuar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, e cila njoftoi një normë prej 3.95 për qind në fund të tremujorit të dytë.
Kina synon të mbajë një normë të regjistruar papunësie urbane nën 4.5 për qind për vitin 2017. (Leftion Peristeri)