Pekin: Hapet plenumi i KQ të PKK-së në prag të Kongresit

2017-10-11 18:47:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin po zhvillohet sesioni i fundit plenar i Komitetit Qendror të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës.

Sesioni do të diskutojë një raport që do të mbahet nga Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, në Kongresin e 19-të Kombëtar që do të nisë javën e ardhshme.

Pjesëmarrësit në sesion do të shqyrtojnë gjithashtu një amendament të Statusit të Partisë dhe raportin që do të mbahet në Kongres nga Komisioni i Kontrollit të Disiplinës i PKK-së.

Kongresi Kombëtar i 19-të i PKK-së do të shqyrtojë punën e PKK-së gjatë pesë vjetëve të fundit që nga kongresi i kaluar i vitit 2012.

Ai gjithashtu do të analizojë situatën e brendshme e të jashtme dhe do të përcaktojë politikat bazuar në këtë analizë.

Në kongres do të zgjidhet Komiteti i ri Qendror dhe Komisioni i ri i Kontrollit të Disiplinës i PKK-së. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore