Java e Artë e Kinës sjell zhvillim të paparë të turizmit

2017-10-09 10:04:42 CRI Komenti juaj Printoni

Pushimi 8-ditor me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës dhe Festës së Mesvjeshtës solli një bum në turizëm, nga i cili jo vetëm përfitoi ekonomia e Kinës, por edhe ajo e vendeve të tjera.

Pushimi i këtij viti ka sjellë rritje në të ardhurat turistike dhe në numrin e udhëtarëve. Të dhënat nga autoritetet turistike të Kinës tregojnë se mbi 700 milionë turistë nga i gjithë vendi gjeneruan mbi 580 miliardë juanë ose rreth 88 miliardë dollarë amerikanë të ardhura.

Sheng Long, është një inxhinier i cili ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai dhe bashkëshortja e tij e re vendosën të ktheheshin në Britani për të realizuar fotot e tyre të dasmës.

"Ne ishim të dy studentë në Southampton dhe dy kemi shumë kujtime fantastike, ndaj vendosëm të kthehemi dhe t'i rindërtojmë së bashku kujtimet tona".

Sheng dhe bashkëshortja e tij janë vetëm dy nga mijëra të tjerë që ndoqën pelegrinazhin romantik në Londër.

Të dhënat e hartuara nga Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës tregojnë se Rusia ishte destinacioni më popullor, i ndjekur nga Tajlanda, Vietnami, Singapori dhe Malajzia.

Zhvillimi i madh i turizmit ka çuar gjithashtu në rritjen e turneve të personalizuar në vend. Agjencitë e udhëtimit tani ofrojnë turne të posaçëm për turistët kinezë në destinacione të ndryshme dhe kujdesen për çdo gjë gjatë udhëtimit.

Industria e turizmit e Kinës fitoi rreth 3.9 trilionë juanë në vitin 2016 dhe vendi planifikon të rritë të ardhurat e turizmit në 7 trilionë juanë deri në vitin 2020.

Autoritetet thonë se do të punojë për ta zhvilluar turizmin dhe kthyer atë në një motor të transformimit ekonomik. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore