2017-10-08 09:14:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Filmi aksion kinez "Wolf Warrior 2" është përzgjedhur për të konkurruar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për Çmimet "Oskar" të vitit të ardhshëm.
Filmi tregon historinë e një ish-agjenti të forcave speciale kineze, që lufton në Afrikë kundër militantëve dhe mercenarëve.
Me më shumë se 5.6 miliardë juanë (842 milionë dollarë amerikanë) të ardhura nga shitja e biletave, "Wolf Warrior 2" është filmi më i suksesshëm komercialisht në historinë e kinematografisë kineze.
92 filma do të konkurrojnë në kategorinë e filmave në gjuhë të huaja të Çmimeve "Oskar", duke përfshirë "Mad World" dhe "Small Talk", që përfaqësojnë përkatësisht Hong-Kongun dhe Tajvanin.
Ndërkohë, dokumentari kinez "Njëzet e dy" do të konkurrojë për çmimin e dokumentarit më të mirë.
"Njëzet e dy" ka në qendër jetën e 22 "grave të komfortit" të mbijetuara, të cilat u detyruan në skllavëri seksuale nga trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kandidaturat për edicionin e 90-të të Çmimeve "Oskar" do të shpallen më 23 janar 2018, kurse ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet më 4 mars.