2017-10-06 09:34:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet e provincës Hebei të Kinës kanë nisur një fushatë gjashtë mujore për të zbuluar dhe ndëshkuar krimin që lidhet me ndotjen e mjedisit, me qëllim që të përmirësojë cilësinë e mjedisit e sidomos të ajrit gjatë dimrit të ardhshëm.
Në qendër të punës është zbulimi i hedhjeve të paligjshme të mbetjeve të rrezikshme, fabrikat e vogla ndotëse dhe manipulimi i të dhënave të vrojtimit nga kompanitë që shkaktojnë emetime në mjedis.
Hedhja e paligjshme e mbeturinave të rrezikshme është krimi më i zakonshëm mjedisor, që përbën mbi 70 për qind të rasteve që lidhen me ndotjen e mjedisit në këtë krahinë.
Policia e provincës Hebei ka trajtuar deri tani për këtë vit mbi 700 çështje që lidhen me ndotjen dhe ka arrestuar rreth 13 qind të të dyshuarve për këto krime. (Leftion Peristeri)