Gaza mirëpret nismën e Kinës 'Brezi dhe Rruga'

2017-10-03 10:17:00 CRI Komenti juaj Printoni
Industrialisti dhe politikani palestinez Munib al-Masri thotë se nisma 'Brezi dhe Rruga' e Kinës është thelbësore për zhvillimin e Rripit të Gazës, një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë.

"Ky projekt do të mbështesë projektet thelbësore në Rripin e Gazës, të tilla si ndërtimi i një stacioni për çkripëzimin e ujit, një termocentrali, një aeroporti, një porti, një zone industriale dhe projekte të tjera bujqësore në Gaza."

Mohamed Al-Mansi nga Federata e Industrive të Palestinës shton se nisa duket premtuese për rritjen ekonomike.

"Ne mirëpresim çdo ide ekonomike që do të sillte zhvillim ekonomik në Rripin e Gazës, sidomos pas 11 vjet shkatërrimesh dhe ndarjeje politike".

Nisma 'Brezi dhe Rruga' e Kinës u prezantua zyrtarisht nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013, me qëllim lidhjen e rrugëve të vjetra tregtare.

Deri më tani kësaj nisme i janë bashkuar 68 vende të ndryshme. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore