2017-10-01 09:22:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Udhëheqësit kryesorë të Kinës, duke përfshirë dhe presidentin Xi Jinping, ju bashkuan mijëra njerëzve në qendër të Pekinit të shtunën, për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.
Xi Jinping dhe liderët e tjerë kinezë vendosën lule pranë Monumentit të Heronjve të Popullit në sheshin Tian'anmen.
Dita e Dëshmorëve u bë një ngjarje përkujtimore në vitin 2014. Ajo bie në prag të Ditës Kombëtare, 1 tetorit. (Leftion Peristeri)