Ekspozitë për zhvillimin e 5-vjeçarit të fundit të Kinës

2017-09-27 15:11:20 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e Kongresit të 19-të Kombëtar të PK të Kinës, u hap në Pekin ekspozita me sukseset e mëdha të 5-vjeçarit. Ekspozita demonstron reformat historike dhe arritjet e shënuara gjatë Kongresit të 18-të, në fushat politike, ekonomike, kulturore, shoqërore, diplomatike dhe të mjedisit.

 

Një zonë e ekspozitës quhet "klasa e mençurisë". Aty është vendosur një sistem i përparuar mësimdhënieje që përdor internetit dhe që është ndërtuar për fëmijët që banojnë në zonat e largëta.

Në një zonë tjetër janë shfaqur përparimet e shënuara në sektorin e shëndetësisë. Mësuesi pensionist 78-vjeçar Bai Xuguang, thotë se falë sistemit të ri të sigurimeve shëndetësore, shpenzimet e tij për kujdesin shëndetësor janë ulur.

Gjatë 5 viteve të fundit Kina ka shënuar përparim në luftën kundër varfërisë, rritjes së punësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së popullit.

Nëpërmjet fotografive dhe videove, në ekspozitë janë pasqyruar praktikat e ndjekura në diplomaci, ekonomi dhe në sundimin sipas ligjit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore