NATO-ja zhvillon stërvitje civile për raste fatkeqësish në Bosnjë dhe Hercegovinë

2017-09-26 14:27:54 CRI Komenti juaj Printoni

Një stërvitje ndërkombëtare civile shumëditore e NATO-s për të menaxhuar pasojat e fatkeqësive natyrore filloi të hënën në Tuzla, një qytet rreth 120 km në verilindje të Sarajevës.

Stërvitja pesëditore e quajtur "Bosnja dhe Hercegovina 2017", "përfshin ushtrime praktike dhe simulime në rast përmbytjesh, tërmetesh të fortë apo aksidentesh të ndryshme në tokë dhe në ujë".

Ushtrimet do të kryhen në disa pika të Tuzla-s dhe në rrethinat e saj. Në këtë stërvitje marrin pjesë rreth 1300 forca shpëtimi nga 34 vende të ndryshme.

Ministri i Sigurimit i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Mektiç tha se ky ushtrim tregon gatishmërinë e vendit për të mësuar nga praktikat ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore